Site icon Telegrafi

Arrestohen katër oficer doganor për kontrabandë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër oficer doganore si dhe shtatë persona të tjerë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kontrabandës me mallra.

Sipas Doganës, ky aksion ka filluar të hënën në mbrëmje.

“Pas një hetimi disa mujor, mbrëmë ka filluar aksioni për arrestimin e personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabande. Personat e arrestuar janë katër oficerë doganor dhe shtatë qytetar”, thekson njoftimi i Doganës.

E, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se aksioni i arrestimeve është zhvilluar në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë.

“Personat janë arrestuar për shkak të kontrabandimit me mallra të ndryshme”, tha Stavileci. /Telegrafi/

Exit mobile version