Një ish punonjës policie dhe një komandant skuadre në repartin ushtarak të Pezë Helmësit janë arrestuar nga policia për posedimin e 301 gr kokaine.
Në sajë të operacionit të koduar “Last Service” u vunë në pranga Drilon Shqau, 31 vjeç, komandant skuadre në repartin ushtarak dhe ish polici Vehbi Teqja, 48 vjeç.
Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë, në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”. Atyre iu sekuestrua sasia e drogës, një mjet tip Benz dhe 4 aparate celularë.
Ndaj të ndaluarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim.