Site icon Telegrafi

Arrestohen hajnat e motor sharrave

Policia e Deçanit ka arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje të motor sharrave.

Të njëjtit gjatë intervistimit kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer këto vjedhje.

Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit dhe të gjitha veprimet në terren janë marrë në koordinim me të njëjtin.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër motor shara, një agregat dhe disa mjete teknike pune të ndërtimtarisë.

Veprat penale në total të zbuluara, e që dyshohet se janë kryer nga ky grup personash janë gjithsejtë njëmbëdhjetë (11).

Këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë.

Exit mobile version