Sipas togerit Agim Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj, të sipërpërmendurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: vjedhje, dëmtim i instalimeve publike, dëmtim i pronës së luajtshme si dhe vjedhje në tentativë.
Sipas togerit Gashi, pas konsultimit me prokurorin komunal, Veton Shabani, të dyshuarit: Granit K. dhe Jakup B. janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ndërsa tre të dyshuarit e mitur: B.H., E.R. dhe U.K. janë liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, vjedhja e pasurisë së PTK-së dhe Hekurudhës së Kosovës kishte ndodhur të mërkurën në afërsi të Fabrikës së Gëlqeres në Kaçanik. PTK-ja, të njëjtën ditë rastin e kishte paraqitur në polici, ndërsa kishte vlerësuar se dëmi i shkaktuar kap vlerën 3 mijë euro. /Zëri//Telegrafi/