Site icon Telegrafi

Arrestohen gjashtë persona në Serbi për falsifikim të testeve të coronavirusit

Një grup i organizuar kriminal dyshohet se ka vepruar në territorin e Serbisë që nga fillimi i këtij viti.

Gjashtë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar me dyshimin se iu bashkuan një grupi kriminal me qëllim të falsifikimit të dokumenteve personale, por edhe dhjetëra testeve false PCR të coronavirusit, raporton b92, transmeton Telegrafi.

Të dyshuarit u dënuan me një gjobë në vlerë prej 100 deri 800 euro për përgatitjen e dokumenteve të falsifikuara.

Kërkimet po vazhdojnë edhe në disa lokacione, pas së cilës të dyshuarit do të sillen për marrje në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar.

Ndryshe, Serbia gjatë ditës së sotme ka raportuar 158 raste të reja ma coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë tre persona. /Telegrafi/

Exit mobile version