Telegrafi

Arrestohen dy vjedhës nga Forina e Gostivarit

Siç njoftojnë nga policia, policët gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar dy persona në Forinë të Gostivarit L.M (21) dhe H.M (21).

Nga policia shtojnë se dy personat nga fshati Forinë dyshohen se kanë kryer vjedhje të rënda dhe grabitje.

Ata ndodhen në stacion policor dhe ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal./Telegrafi/