Telegrafi

Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë

Foto: Ilustrim

MPB-ja informon se herët në mëngjesin e sotëm në ora 02:30 në Prilep, zyrtarët policorë kanë arrestuar personat E.B (34) dhe O.M (29), të dy nga Prilepi.

Ata janë kapur duke kryer një “vjedhje të rëndë” në një shtëpi në Prilep, gjatë së cilës iu gjetën sendet e vjedhura dhe të njëjtat do t’i kthehen pronarit.

Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.