Mbrëmë dy shtetas turq janë mbajtur në polici, pasi që të njëjtin në mënyrë të paautorizuar kanë lëvizur pranë Ministrisë së Brendshme.
“Më 30.09.2019 në orën 23:50 në stacionin policor Qendër është paraqitur se nga ana e URM-së janë mbajtur dy shtetas të huaj, të cilët në mënyrë të paautorizuar kanë lëvizu në rrethinën e Ministrisë për Punë të Brendshme. Personat janë arrestuar në stacionin policor qendër dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për B.A. (19) dhe T.SH (20), të dy nga Republika e Turqisë. Po punohet për zbardhjen e rastit”, deklarojnë nga MPB./Telegrafi/