Telegrafi

Arrestohen dy shtetas të Turqisë në qendër të Shkupit

Në orët e para të ditës së sotme policia ka arrestuar dy shtetas të Turqisë në Qendër të Shkupit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, tek të njëjtit është gjetur një armë dhe gjësende të cilat dyshohet se kanë origjinë nga një vepër penale.

“Sot (25.02.2024) në ora 02:15, efektivët e policisë nga SPB-Shkup, në zonën e Qendrës kanë privuar nga liria I.G.(28) dhe O.G.(21), të dy nga Republika e Turqisë, për shkak se iu gjet një armë “Glock” në posedim të tyre dhe sende të tjera që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv