Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir bën të ditur se janë ngritur padi penale ndaj R.A (45) dhe B.G (33), që të dy shtetas të Shqipërisë, të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale ”prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Të arrestuarit janë munduar që të kontrabandojnë 38 qese plastike me marihuanë në Gjermani, duke përdorur Maqedoninë si vend tranzit.
Ata janë hetuar duke tentuar që të kalojnë kufirin në Mexhitli dhe kanë tentuar që të ikin. Dy të lartëpërmendurit janë kapur, kurse personi i tretë ka arritur që të ikë./Telegrafi/