Site icon Telegrafi

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, kapen me drogë nga policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona, shtetas të Shqipërisë, të cilët janë kapur me 27 kilogramë marihuan.

Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të brendshme i Ohrit, pas informatave të marra paraprakisht në afërsi të fshatit Kazhan në rrugën për në fshatin Gjavato kanë ndaluar një makinë “Opel Vectra” me targa të Resnjës të drejtuar nga 43 vjeçari M.V. shtetas i Shqipërisë, ndërsa si bashkudhëtarë ka qenë T.M. 36 vjeç gjithashtu shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar 27 kilogram marijuanë.

Personat në fjalë janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate./Telegrafi/

Exit mobile version