Telegrafi

Arrestohen dy shtetas shqiptar në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi me vete kanë pasur kokainë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë.

Droga është gjetur në automjetin e tyre “Volkswagen Touareg”, ndërsa personat e arrestuar janë K.L (21) dhe R.S (43), njofton Telegrafi Maqedoni.

Personi me inicialet K.L ka tentuar të arratiset por është kapur.

Që të dy janë mbajtur në stacionin policor në Gostivar dhe pas dokumentimin të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet procedurë penale./Telegrafi/