Për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “inçizim ilegtal”, më 23 janar janë privuar nga liria T.T (52) dhe T.P.B (45) të dy nga Republika e Maqedonisë, informojnë nga MPB.
T.T dhe T.P.B janë privuar nga liria për shkak dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale “inçizim ilegal”, përkatësisht se pa leje kanë fotografuar delegacion të huaj që ka hyrë në Kuvend.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të merren masa të përkatëse, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/