Policia bastisi banesën e tyre në Patra, ku gjeti një armë tip Kallashnikov dhe një sasi të vogël kokaine. Shqiptarët 20 dhe 21 vjeç akuzohen për vrasjen e 59 vjeçarit Kristos Manda, i cili u përpoq të parandalonte grabitjen.
Viktima ndodhej në supermarket me gruan dhe vajzën dhe kur pa dy personat me maska dhe armë, që kërcënonin për të marrë paratë, shkoi tek makina e mori një shkop për t’i goditur nga pas.
Por njëri prej tyre e qëlloi me armë në gjoks dhe 59 vjeçari, babai i dy fëmijëve, me profesion zjarrfikës, vdiq rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi para gjithë klientëve dhe punonjësve të tmerruar të supermarketit dhe menjëherë pas kësaj dy personat e maskuar u larguan nga vendi i ngjarjes me rreth 3000 Euro të grabitura. Dëshmitarët treguan për policinë se njëri prej tyre ishte veshur me xhup të bardhë dhe se të dy u larguan me motor.
Nga hetimet dhe kontrollet në shtëpinë e të akuzuarve për vrasjen, policia konstatoi se ata kishin edhe një grua bashkëpunëtore, e cila është shpallur në kërkim. Dy autorët u dërguan në Prokurorin e Patras për një vepër flagrante sic është vrasja në supermarket dhe për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit e narkotikëve, raportoi BW./Telegrafi/