Site icon Telegrafi

Arrestohen dy policë, në hetime tre të tjerë për zjarrin në stacionin policor në Kamzë

Dy zyrat të policisë në stacionin policor të Kamzës janë arrestuar, ndërsa për tre të tjerë ka nisur hetimi në gjendje të lirë pas zjarrit të një natë më parë ku humbi jetën një i ndaluar.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se nga hetimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia e të punonjësve të policisë të këtij stacioni policor.

Lexo po ashtu Zjarr në stacionin policor në Kamzë, vdes person i ndaluar

“Nga pakujdesia dhe në kundërshtim me procedurat standarde dhe rregullat teknike të trajtimit të personave të ndaluar dhe arrestuar, kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga shtetasit e arrestuar A.M. dhe D.I., të cilët kanë shkaktuar zjarrin në këto ambiente”, sqarohet nga Agjencia.

Zjarri i rënë një natë më parë në ambientet e stacionit policor nr. 5 në Kamzë i mori jetën 26-vjeçarit Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje. Një i ndaluar tjetër dhe një punonjës policie u lënduan për shkak të flakëve. /Euronews/

Exit mobile version