Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona

Rasti ka ndodhur në rrugën “Andrea Gropa” në objektin ku mbahen provimet për gjuhën gjermane, me ç’ rast personat e dyshuar të involvuar në rast duke falsifikuar pasaportën kanë tentuar që të futen në provim në emër të dikujt tjetër.

Policët me të marrë informatën kanë shkuar në vend ngjarje dhe personi që kishte dorëzuar pasaportën e falsifikuar është sjellë ne stacion policor së bashku me tre persona të tjerë.

Katër të dyshuarit dy meshkuj dhe dy femra B.D. I.R. S.V dhe F.K. pasi që janë sjellë ne stacion janë intervistuar nga ana e hetuesve policor kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar edhe prokurori publik komunal dhe dy të dyshuarit e parë të gjinisë mashkullore B.D. dhe I.R. janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë derisa dy të dyshuarat të gjinisë femërorë janë liruar ne procedure te rregullt./Telegrafi/
 

Exit mobile version