Mësohet se arrestimi i personave të dyshuar është kryer pas hetimeve disa mujore që ka zhvilluar kjo njësi, hetime të autorizuara nga Prokurori Publik, për shkak se ekzistonte dyshimi i bazuar se të dy personat kanë mundësuar zhvillimin e Prostitucionit në qytetin e Prizrenit.
“Gjatë hetimeve kanë siguruar prova të mjaftueshme, që dy personat e lartcekur kanë ndërmjetësuar në gjetjen e klientëve disa femra për shërbime seksuale duke përfituar në mënyrë të paligjshme ( shuma të ndryshme parash) si dhe personi i arrestuar H. U ka shfrytëzuar shtëpinë e saj në Prizren që të kryhen shërbimet seksuale nga persona të ndryshëm për këtë veprimtari kundërligjore”, thuhet në kumtesë.
Gjithashtu janë intervistuar persona në cilësinë e dëshmitarëve, të cilët kanë dëshmuar se dy të dyshuarit kanë mundësuar zhvillimin e prostitucionit.
Të dy personat e dyshuar me autorizim të Prokurorit të Qarkut në Prizren iu është shqiptuar masa e ndalimit policor dhe janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rast. /Telegrafi/