Policia e Shkodrës njoftoi, se arrestimi i tyre u bë pasi pas një konflikti për motive të dobëta, këta persona kanë shkëmbyer zjarr mes tyre dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit është plagosur shtetasi Gj. Ballçiti, 73-vjeç, banues në lagjen "Tom Kola", i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Mësohet se është plagosur lehtë me armë gjahu edhe shtetasi i arrestuar në flagrancë, Kristian Arraj. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pitoletë TT, me një krehër me tre fishekë, një armë gjahu teke e kalibrit 12 dhe 14 copë fishekë.
Materialet në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës./Telegrafi/