Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini tha se “në pranga kanë rënë shtetasit Jakup Shahu, 38 vjeç dhe Agron Isiu, 31 vjeç, të cilët dyshohen se mbrëmjen e djeshme kanë vrarë shtetasin Arjan Mejdani si dhe kanë plagosur Sajmir Mejdanin dhe Arben Muharremin.”
Ngjarja ndodhi pas pallatit të Shigjetave, në lagjen ku banon komuniteti rom.
Policia tha gjithashtu se “zanafillën ngjarja e ka pasur nga një sherr mes grash, i cili është pasuar nga burrat dhe ka përfunduar me vrasjen e Arjan Mejdanit 25 vjeç dhe plagosjen e Sajmir Mejdanit 40 vjeç dhe Arben Muharremit 38 vjeç.” /Telegrafi/