Telegrafi

Arrestohen dy persona për vjedhje në Shkup

Foto: Ilustrim

Dje policia ka arrestuar dy persona për dyshimin se kanë kryer vjedhje gjatë orës policore në Shkup.

“Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16?20, policia nga Sektori për Punë të Brendshme, Shkup, në sheshin “ Filipi i Dytë i Maqedonisë” ka arrestuar një person, me iniciale P.N (41) pasi tek i njëjti gjatë kontrollës për ndalim të lëvizjes, janë gjetur mjete dhe gjësende për të cilat ekzistojnë dyshime se janë vjedhur.

Gjithashtu, dje në orën 09:30, policia nga SPB-Shkup, në zonën e Çairit, gjatë ndalimit të lëvizjes, ka arrestuar një person me iniciale E.E (21) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit, janë gjetur gjësendet për të cilat ekziston dyshim se të njëjtat janë vjedhur.

Pas dokumentimit të çështjes, kundër të dyve do paraqiten parashtresat e duhura./Telegrafi/