Pas njohurive të marra paraprake operative, më datë 10.01.2024 në ora 13:45 në autostradën “Prijatellstvo” afër fshatit Marvinci, nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare, kanë ndaluar automjetin “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T. P (38), dhe në automjet janë gjetur katër persona – migrantë nga Kina.
Siç bëri të ditur MPB, ishte ndaluar edhe një automjet “Golf” i drejtuar nga T.O. (40) nga Shkupi, nën dyshimin se ishte paraardhës i automjetit “Audi” T.O dhe T.P janë të privuar nga liria.
Është njoftuar prokurori publik nga PTHP për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal, bëjnë të ditur nga MPB.