Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve

Me urdhër të Gjykatës janë kryer bastisje në banesat dhe në shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale pajisje kompjuterike, të cilat dyshohet se janë përdorë për falsifikimin e dokumenteve.

“Sektori kundër korrupsion më 27.06.2011 në orët e pasdites gjatë një operacioni policore të realizuar ne rajonet e Prishtinës dhe Pejës ka arrestuar dy persona nën dyshimin së kanë kryer veprën penale “ Falsifikim i dokumentit ‘’ sipas nenit 332 Kodi Penal i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me autorizim të prokurorit personat e dyshuar janë ndaluar për 48 ore dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version