Telegrafi

MPB arreston të rinjtë që alarmuan bombë të rrejshme në City Mall ku tanimë vazhdon puna normalisht

Policia ka arrestuar dy persona për alarm të rrejshëm për bombë në QT “Skopje City Mall”, thonë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Janë arrestuar P.C. (19) dhe A.D. (19) dhe pas plotësimit të dokumentimit për rastin do të ngritet kallëzim penal.

Më herët nga Ministria e Brendshme theksuan se nga i njëjti numër telefoni, përmes së cilës ishte paralajmëruar rrejshëm për alarm me bombë, 40 qytetarëve u dërguan mesazhe me tekst për tu paraqit në stacionin policorë.

Lexo po ashtu Paralajmërimi për bombë në “City Mall” ishte i rrejshëm

“Informojmë qytetarët se Ministria e Brendshme ftesa për bisedë në stacionin policor i dërgon me anë të letrës në adresë të shtëpisë ose nëpërmes thirrjes me telefon tek inspektori kompetent, dhe jo përmes SMS mesazheve”, thonë nga MPB.

Ndërsa nga QT “City Mall” informojnë se hetimet kanë mbaruar dhe se është bërë fjalë për paralajmërim të rrejshëm për bombë dhe se “Skopje City Mall” vazhdon të funksionojë normalisht./Telegrafi/