Telegrafi

Arrestohen dy persona për blerje votash në Çair

Sot rreth orës 16 është denoncuar se në rrugën “Maksut Sadik” në Çair, nga ana e personit të panjohur bëhet blerja e votave, informojnë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë rast, për shkak të dyshimit për vepër penale “Blerje e votave”, sipas nenit 162 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, janë arrestuar dy persona, B.I. (46) dhe S.A. (24) dhe po ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e rastit./Telegrafi/