Telegrafi

Arrestohen dy persona nga Gostivari për shkak se kanë kërcënuar një vajzë me publikim të materialeve komprometuese

Dy të rinj nga Gostivarit përfunduan në stacion policor për shkak se ka dyshime se kanë kërcënuar një vajzë nga Gostivar.

Nga policia njoftojnë se dje rreth orës 15:30, nga liria janë privuar Sh.O (21) dhe E.M (18), nga Gostivari, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata dyshohen se kanë kërcënuar vajzën 27 vjeçare. Sipas denoncimit, ata kanë kërcënuar që nëse nuk ju ep para dhe telefon do të publikojnë material komprometues.

Nga policia njoftuan se pas dokumentimit të rastit do të ketë procedurë ndaj dy të arrestuarve./Telegrafi/