Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Gostivari pasi dyshohen se kanë vjedhur material ndërtimor nga një objekt në ndërtim e sipër në fshatin Forinë të Gostivarit.
“Me datë 07.01.2024, në ora 18:10 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria O.XH.(31) nga Gostivari dhe A.A.(24) nga fshati Forinë i Gostivarit. Ata dyshohen se gjatë ditës kanë marrë material ndërtimor nga një objekt në ndërtim e sipër”.
“Materiali i marrë është gjetur dhe kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të ngritët parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.