Në orët e pasdites së datës 23 prill 2019, policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.
“Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Pandeli Sotiri ’ në Vushtrri, ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje të çastit ndërmjet të përfshirëve në rast, nga një mjet i mprehtë (thikë) i lënduar ka mbetur viktima m/sh/kosovar, i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Vushtrrisë.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar një thikë”, thuhet në njoftimin për media.
Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’. /Telegrafi/