Zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Zherovjan të Tetovës kanë privuar nga liria dy persona, 23 dhe 29 vjeçar.
Gjatë kontrollit në makinën e tyre “Passat”, me targa të Tetovës është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës “Kokainë”.
Personat në fjalë janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar në stacionin policorë të Tetovës ku pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të ngritët padi adekuate.