Telegrafi

Arrestohen dy persona në Shtip, dërgohen në burg për vuajtje të dënimit

MPB njofton se dje (04.07.2024), në ora 12:15, në rrugën “Zhelezniçka” në Shtip, nga ana e punonjësve të policisë së SPB Shtip është ndaluar M.P (40) nga Shtipi, ndërsa në ora 13:00 është ndaluar edhe B.D (64) po ashtu nga Shtipi.

“M.P ka qenë i kërkuar me urdhër të shkruar nga Gjykata Themelore Shtip për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti, për shkak të “prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“B.D nga ana tjetër, me vendim gjykate është kërkuar për vuajtje të dënimit me burg për “vjedhje të energjisë elektrike, termike ose gazit natyror”.

“M.P dhe B.D. janë dërguar në burgun e Strumicës për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB./Telegrafi/