SPB në Ohër bën të ditur se ka arrestuar dy persona në lidhje me incidentin e armatosur në këtë qytet, kur një person u plagos me armë zjarri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në momentin kritik, i pranishëm ka qenë edhe një person tjetër, që mund të jetë personi që e ka kryer veprën penale të tentimvrasjes. Për këtë person tashmë janë duke u bërë kërkime.
I lënduari është dërguar në spitalin e Ohrit, që më pastaj të transferohet në Klinikën e Shkupit. Kryerësit e këtij akti ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturë ”Vë Passat” me regjistrim zviceran./Telegrafi/