Policia dje ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vjedhje.
“Më datë 15.01.2023 nga punonjësit e Policisë së Drejtorisë së Policisë Novaci, kanë arrestuar Z. M.(21) dhe B.K.(19) nga Manastiri, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje”, duke vepruar sipas kallëzimit sipas të cilit nga një magazinë në zonën e TEC Manastir janë marrë një numër i madh i sendeve.
Të arrestuarve iu gjetën sendet e sekuestruara dhe i janë kthyer pronarit.
Pas dokumentimit të çështjes në ngarkim të personave do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/