Telegrafi

Arrestohen dy persona në Malishevë, po luanin bastore në lokalin e tyre

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Malishevë, pasi që të njëjtit, në lokalin e tyre janë takuar duke zhvilluar aktivitete të kundërligjshme të basteve sportive.

Në cilësi të provave materiale nga të dyshuari janë konfiskuar tre telefona mobil.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i dytë është liruar. /Telegrafi/