Telegrafi

Arrestohen dy persona në Dibër, kapen me lëndë narkotike

Policët e Zyrës së jashtme për çështje kriminale – Dibër në koordinim me Zyrën e jashtme për çështje kriminale – Gostivar gjatë ditës së djeshme i kanë arrestuar B.L. (19) dhe një të mitur, të dy nga Dibra.

Sipas MPB-së, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar mariuhanë.

Nga MPB shtojnë se të dyshuarit janë ndaluar në SPB Dibër dhe pas dokumentimit të plotë ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal.