Sot (07.12.2022) nga zyrtarët policorë të SPB Shtip kanë arrestuar K.P.(64) dhe D.P.(37), të dy nga Dellçeva.
Ndalimi është bazuar në kallëzim penal të parashtruar ndaj tyre, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “pastrim të parave” të dënuar nga neni 273 i Kodit Penal, nga ana e SPB Shtip, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale – Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion Shkup, dhe sipas urdhëresës së pranuar paraprakisht nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup.
Njëkohësisht nga vepra e kryer është shkaktuar dëm material në Buxhetin e RMV-së në shumë prej 25.502.282 denarë./Telegrafi/