Telegrafi

Arrestohen dy persona, morën peng shoferin

Policia me këtë rast ka arrestuar shtetasit, Ermal Gora, 34 vjeç, banues në fshatin e Libofshit dhe Lulzim Jazerxhiu, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Të arrestuarit morën me dhunë furgonin me targa AA FD të 31-vjeçarit, Izet Sulejmani, banues në Maliq dhe e detyruan atë t’i transportonte në Tiranë.

Menjëherë pasi u vu në dijeni të ngjarjes, policia e Korçës mundësoi ndalimin e automjetit. /Telegrafi/