Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar dy muaj më parë. Gjatë hetimit të rastit është zbuluar se viktima ishte mbajtur nën kontroll nga ana të dyshuarve dhe përmes kërcënimit ishte detyruar të ofronte shërbime seksuale për klientët që ata i gjenin.
Viktima është strehuar dhe aktualisht ndodhet nën përkujdesje, sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit.
Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar janë Bashkim P. (1989) dhe Adem P. (1986).
Gjatë bastisjeve në lokacionet e banimit të Adem P. është gjetur dhe me pastaj është konfiskuar një revole e tipit TT dhe 37 fishekë.
Dy personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./Koha//Telegrafi/