Në vendkalimin kufitar “Mexhitlija” janë arrestuar dy persona shtetas të Kubës, pasi që kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Nga MPB thonë se dje në orën 7:45 pasdite në manastirin “Shën Ilia” në rajonin e vendkalimit kufitar “Mexhitlija”, afër kufirit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, P.R.E. (44) dhe R.T.L.M. (33) , të dy nga Kuba, janë arrestuar sepse janë përpjekur të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror.
Kubanët e arrestuar janë dërguar në stacionin policorë të Manastirit për procedim të mëtejshëm. /Telegrafi/