Telegrafi

Arrestohen dy kosovarë në Durrës, ja emrat dhe arsyeja

Bajar Bala e Elvis Shala, 34-vjeç e 26, banues në Gjakovë e Pejë janë arrestuar të dielën nga Policia Kufitare e Shqipërisë. Arrestimi i të dyshuarve është bërë për kalim të kufirit me dokument të falsifikuar, raporton Indeksonline.

Drejtoria Vendore e Kufirit në Durrës ka bërë të ditur se më datë 26.06.2016, u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovar Bujar Bala e Elvis Shala, vjeç 34 e 26, banues në Gjakovë e Pejë, pasi më datë 25.06.2016, në PKK Port në dalje, në bashkëpunim kanë përdor karta identiteti të falsifikuar.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.