Telegrafi

Arrestohen dy kirurgët që dyshohen se u morën para pacientëve në Spitalin e Vushtrrisë

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy kirurugët Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu të dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënsi i policisë, Baki Kelani.

“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovice-Jugu, ka arrestuar dy persona me dyshimin e bazuar për marrje ryshfeti, përderisa personi i tretë mbetet në kërkim policor”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Kujtojmë se tre kirurgët janë të përfshirë në një skandal të korrupsionit i cili është bërë publik nga “Gazeta Shneta”. /Telegrafi/