Telegrafi

Arrestohen dy ish-ministra të Bujqësisë në Maqedoni, në kërkim edhe një deputet

Dy ish-ministra dhe një zv.ministër në Bujqësi këtë mëngjes janë arrestuar, në lidhje me hetimet për keqpërdorim të ndihmës bujqësore dhe dhënies së tokës shtetërore bujqësore.

Siç njofton TV Telma, në aksionin e MPB-së janë arrestuar ish-ministrat Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov, si dhe ish-zv.ministri Kristijan Dellev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tre të arrestuarit janë marrë në pyetje në gjykatë, ndërsa i dyshuari i katërt është deputeti aktual Ljupço Dimovski, i cili kërkohet nga policia.

Për momentin nuk ka detaje tjera nga policia./Telegrafi/