Të arrestuarit Saimir Lloshi, 19 vjeç dhe Klaudjo J. 17 vjeç, të dy banues në Korçë dyshohet se në bashkëpunim me Gentian Satellarin dhe Mariglen Taren gjatë muajve prill-qershor kanë vjedhur një sërë lokalesh dhe loto-sport në qytet më 3 qershor.
Dy të ndaluarit akuzohen edhe për disa vjedhje të tjera si ai ndaj dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit A.K. në lagjen nr. 15 në Korçë, nga ku kanë marrë 25 steka cigare dhe 15 kg sallam, më tej kanë vjedhur edhe lokalin “Top-Bast” në pronësi të shtetasit E.M. në lagjen nr.15, duke marrë nga aty katër televizorë plazma./Telegrafi/