Gjatë ditës së sotme, policia privoi nga liria A.J (22) dhe M.D (19) nga qyteti i Shtipit për shkak se në automjetin “Ford transit” me tabela të Shkupit, e drejtuar nga A.J janë zbuluar 12 emigrantë.
Sipas raportit policor, 12 emigrantët janë 7 nga Siria, dy nga Egjipti dhe tre nga Pakistani.
“Rreth orës 13:10 në rrugën Gjevgjeli – Shkup, te pikëpagesa Smokvica, zyrtarët kanë dhënë shenjë për ndalim, por automjeti nuk është ndaluar dhe ka vazhduar, por më pas policia ka ndaluar automjetin. Personat janë përpjekur të arratisen, por janë kapur nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy personat e arrestuar janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal./Telegrafi/