Telegrafi

Arrestohet djali i cili mbrëmë e theri me thikë babanë e tij në Shkup

Foto: Ilustrim

Zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar 24-vjeçarin D.A, i cili mbrëmë theri me thikë babanë e tij.

55-vjeçari ndërroi jetë mbrëmë në Qendrën Klinike në Shkup.

Sipas informacioneve të para, D.A e sulmoi me thikë babanë e tij, për shkak të disa mosmarrëveshjeve.

Nga SPB Shkup thonë se pas dokumentimit të rastit, kundër D.A do të dorëzohet kallëzim adekuat./Telegrafi/

Lexo po ashtu Incident në Shkup, një i vdekur