Dhjetëra mjekë janë arrestuar në Pakistan gjatë një proteste, pasi u deklaruan për mungesë të pajisjeve të sigurisë për t’i mbrojtur ata nga trajtimi i pacientëve me Covid-19.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, arrestimet ndodhën pasi më shumë se 100 mjekë u mblodhën pranë spitalit kryesor në Quetta, dhe më pas protestuan para rezidencës së kryeministrit.
Policia përdori dhunë ndaj tyre në mënyrë që të shpërndahet grupi, pasi u përpoqën të hyjnë në shtëpinë e Kryeministrit, Abdul Razzaq Cheema, ndërsa një zyrtar i lartë bëri të ditur se 53 mjekë u arrestuan për disa orë derisa qeveria provinciale urdhëroi lirimin e tyre.
Liaqat Shehwani, një zëdhënës i qeverisë provinciale të Balochistan tha se mjekët po protestonin për mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale, si maska dhe syze.
“Ne kemi deklaruar se së shpejti do të pajisjen me mjete mbrojtëse, mirëpo ata filluan protestën”, tha Shehwani.
Sipas tij, autoritetet janë duke planifikuar të shpërndajnë pajisjet mbrojtëse, pasi t’i pranonin furnizimet nga qeveria federale të hënën. /Telegrafi/