Policia në Eugendorf, Austri, ka arrestuar tre hajna, të cilët, kishin tentuar që përmes një veprimi interesant, të përfitonin dhe si rezultat të “voziteshin pa paguar”.
Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shtetas 28-vjeçar i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe dy të mitur – një 16-vjeçar rus dhe një 15-vjeçar banor i Salzburgut.
Siç bëhet e ditur, më 19 maj, ata vodhën një tabelë të regjistrimit të automjeteve në Salzburg në mbrëmje dhe më pas e vendosën në makinën e tyre.
Pastaj ata e dërguan atë në një pikë karburanti në Hallwang dhe makinën e mbushën me karburant dhe gjithashtu disa kanistre.
Pas kësaj, treshja u arratis pa paguar karburantin.
Qëllimi i tyre ishte që me këtë, policia të mos mund të identifikonte ata, përkatësisht veturën e tyre në mënyrë të saktë.
Mirëpo, pasi janë kapur, treshja kanë pranuar grabitje në Eugendorf gjatë së cilës ata bënë një përfitim të paligjshëm prej disa qindra eurosh.
Policia tani po shqyrton imazhe dhe grabitje të tjera të ngjashme, duke hetuar nëse boshnjaku, rusi dhe austriaku janë përgjegjës për ndonjë vjedhje tjetër. /Telegrafi/