Të arrestuarit janë Ferdinand Nika, 23 vjeç dhe Marjan Doçaj, 19 vjeç, të dy banues në fshatin “Shtoj i Vjetër” Komuna Rrethina, Shkodër.
Pas identifikimit nga policia, në automjetin tip “benz”, që drejtohej nga Ferdinand Nikaj dhe pasagjer Marjan Doçaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 172 m linear kabull telefonik, një sopatë dhe një kosore.
Në bazë të hetimeve rezultoi se, dy të ndaluarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë prerë, me mjetet që ju gjetën në automjet, kabullin telefonik të linjës hekurudhore Bajzë – Mali i Zi dhe një kabull të telefonisë fikse në fshatin “Vukpalaj” të komunës Kastrat./Telegrafi/