Telegrafi

Arrestohen babë e bir në Resnjë, sulmuan zyrtarët policorë

Babë e bir nga Resnja janë arrestuar mbrëmë, pasi kanë sulmuar disa zyrtarë policorë të cilët kanë qenë duke kryer kontrolle në një aksident, në të cilin kishte marrë pjesë djali.

Siç njoftojnë nga MBP, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Boris Kirdiç”, përderisa policët e Resnjës kanë kryer hetime në një aksident komunikacioni, në të cilin janë përfshirë T.A nga fshati Bolno dhe B.M (18) nga Resnja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vendin e ngjarjes ka ardhur Z.M (41) babai i B.M dhe së pari verbalisht, pastaj edhe fizikisht ka sulmuar njërin nga policët. Më pas edhe djali i tij B.M ka sulmuar policë tjerë. Si masë mbrojtëse njëri nga policët ka gjuajtur në ajër me armë”, thonë nga MPB.

B.M dhe Z.M janë arrestuar, ndërsa për këtë rast është njoftuar edhe Prokurori Publik./Telegrafi/