SPB Tetovë informon se dje janë arrestuar dy persona në Gostivar (babë e bir), për dhunë në familje.
“Dje, rreth orës 18:20, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 62-vjeçarin K. J dhe 25-vjeçari D. J. nga Gostivar, të cilët janë raportuar nga bashkëshortja dhe nëna 57-vjeçare se e kanë sulmuar fizikisht”.
“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.