Policia ka arritur që të lokalizojnë vendstrehimin e të dyshuarve në fshatin Shkrel të Rugovës në një stan dhe më datën 20.09.2011 rreth orës 01:00 janë arrestuar personat e dyshimtë shtetasit kosovar, D.K. rreth 25 vjeçar dhe B.K. rreth 21 vjeçar nga Peja, transmeton Express.
Një ditë me herët ishte arrestuar F.G. rreth 22 vjeçar nga fshati Qyshkë i Pejës.
Policia e Pejës ka konfiskuar dy armë të zjarrta (pistoleta) që dyshohet se janë përdorur në vrasjen e shtetasit kosovar, Kreshnik Isufaj dhe plagosjen shtetasit Shqipërisë, Agim Peca. Të dyshuarit më vendim te Prokurorit janë ndaluar në ndalimin policor dhe rasti do të procedohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Pejë.
Kreshnik Isufaj nga fshati Radavc i Pejës, ka qenë kalimtar rasti kur është goditur për vdekje nga plumbat që janë shkrepur nga disa persona në drejtim të një personi tjetër, me motive të hakmarrjes. /Telegrafi/