Telegrafi

Arrestohen 86 huliganë argjentinas, shumica të armatosur protestonin para stadiumit të klubit rival

Forcat e rendit në Lanus të Argjentinës, kanë arritur të ndalojnë 86 huliganë, shumica prej të cilëve ishin të armatosur dhe protestonin para stadiumit të klubi rival, në përpjekje që të hynë për ta përcjellë një takim sportiv.

Në mënyrë që t’i shpërndajnë protestuesit e rebeluar, në drejtim të tyre janë hedhur plumba gome, derisa është intervenuar edhe me mjete tjera të forta, transmeton Telegrafi.

Më pas është arritur të lokalizohen 86 prej tyre, përfshirë 51 që janë anëtarë zyrtarë të klubit të tifozëve Budge. Së paku 25 prej tyre, janë të njohur për huliganizëm dhe e kanë të ndaluar hyrjen nëpër stadiume.

Atyre iu janë konfiskuar armë zjarri, plumba, thika, si dhe shumë shishe me alkool, të ndaluara që të futen brenda stadiumit. Janë konfiskuar edhe dhjetë vetura, që u përdorën për transportimin e tyre.

Konsiderohet se ky është një ndër intervenimeve më serioze, që është zhvilluar në Argjentinë, në mbrojtje të sportit dhe mbështetësve sportiv, prej sulmeve huligane. /Telegrafi/